Selena do të përfshihet në dokumentari e Bieber
Ylli amerikan, Selena Gomez, është shprehur kategorikisht duke kërkuar menjëherë largimin e imazheve të saj në dokumentarin e ardhshëm të Justin Bieber.Aktorja e "Spring Breakers" e cila është ndarë nga 19 vjeçari, është e brengosur që ai do ta përfshijë edhe atë në dokumentarin e ri vazhdues të filmit "Never Say Never", e i cili pritet të lansohet në fund të këtij viti.Një burim i “HollywoodLife” ka zbuluar se Selena e ka telefonuar Bieberin dhe i ka folur me ton jashtëzakonisht të lartw, kur mësoi nga një mik i tyre i përbashkët se ai ka ndërmendw që ta përfshijë edhe bukuroshen në filmin e ri."Justin vetëm flet dhe e detyron Selenën që të sillet keq dhe madje edhe t'i flas me ton të lartë në telefon. Ajo ia ka shkatërruar atij jetën", ka thënë ky burim.