Armë, dinamit, kapsolla detonatore dhe kanabis në një stan, arrestohen dy persona
Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona pasi në stanin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një autmatik, dy karrikatore me fishek, një thikë me këllëf, 1 kallëp dinamit 400 gr, 100 copë kapsolla , 4.35 gram lëndë narkotike Kanabis Sativa.Policia arrestoi Kujtim Lena 41 vjeç banues në Lagjen Nr.6 Kombinat në Tiranë dhe Luan Vata 38 vjeç banues në rruga "Siri Kodra po në Tiranë.Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Dibër ushtruan kontroll në vendin e quajtur Kaptina e Martaneshit Bulqizë dhe u gjetën sendet e sipërpërmendura.Për Kujtim Lenën rëndon vepra penale “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse,djegëse dhe radioaktive" dhe për Luan Vata "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" .Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër.

