Prifti polak gay letër Papa Françeskut: Ji i mëshirshëm me homoseksualët
Prifti gay, i shkarkuar pak kohë më parë nga Vatikani pikërisht për bërjen publike të homoseksualitet të tij, vijon luftën ndaj kishës katolike. Në një letër drejtuar Papa Franceskut ai akuzon kishën se po bën ferr jetën e të gjithë priftërinjve homoseksualë, duke u bërë thirrje këtyre të fundit të braksitisn, sipas tij, këtë kishë brutale.Një prift i lartë i Vatikanit, i zhveshur nga posti që mbante pasi pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, ka nisur nje sulm të ashpër mbi kishën katolike romake. Në një letër dërguar Papa Franceskut gjatë këtij muaji, Kristof Çaramsa ka akuzuar kishën se po shndërron në ferr jetën e miliona homosekualëve në të gjithë botën. Ai ka kritikuar kishën për hipokrizi, kur ndalon homoseksualitetin tek priftërinjte edhe pse kisha sipas tij është plot me gay.Ati i Shenjtë ende nuk i është përgjigjur letrës, teksa Monsinjor Çaramsa deri më tre tetor drejtonte departamentitn e doktrinës katolike romake. Por menjeherë pas deklaratës publike mbi seksualitetin e tij, Vatikani e shkarkoi nga detyra e lartë, duke u shprehur se akti i Çaramsas kishte objektiv të dëmtonte sinodin e familjes, i cili do të niste pas pak ditësh. Prifti polak ka publikuar për rrejtin BBC një pjesë të letrës drejtuar Bergolios, në të cilën akuzon kishen se po persekuton të gjithë priftërinjtë homosekualë dhe familjarëve të tyre. 43-vjeçari thotë se ndërsa kleri katolik romak është "plot me homoseksualë", kisha shpesh është homofobike deri në dhunë. Ai u bën thirrje të gjithë kardianlëve gay, peshkopëve dhe të gjithë priftërinjve homosekualë të braktisin këtë kishë të padrejtë, të pandjeshme dhe brutale.Megjithatë Caramsa falenderon Papa Franceskun për mbajtjen e një qëndrimi më të butë ndaj homoseksualeve krahasuar me paraardhësit e tij. Gjatë vizitës së tij historike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Papa Francesku u takua me një nga ish studentët e tij homoseksualë, ku edhe deklaroi se ky komunitet nuk duhet të diskriminohet në shoqëri. Prifti polak në letrën e tij shkruan se komuniteti LGBT ka të drejtën e jetës familjare, edhe në qoftë se Kisha nuk dëshiron ta bekojë atë". Sakaq ai kritikon vatikanin se po ushtron presion mbi të gjitha vendet që kanë legalizuar martesën brenda të nëjtit seks. Sindodi i familjes përfundoi të dielën , por nuk ndryshoi asgjë në qëndrimin e katolikëve mbi homoseklualët.