Studenti shqiptar i gjashti në botë që arrin të krijojë robotin me printer 3D

Një student me origjinë shqiptare tashmë i përket një grupi shumë të vogël të shkencëtarëve në mbarë botën.Dhimitër Haxhi, një student 15 vjecar i cili jeton në Kavala, në veri të Greqisë, ka krijuar një robot nga një printer 3D.Djali, që në Greqi njihet si Dimitris Hatzis, është tani një nga gjastë njerëzit në botë të cilët kanë qenë në gjendje ta realizonin këtë detyrë. Atij iu deshën plot 1 vit punë e përditshme për ta ndërtuar robotin me anë të printerit 3D.Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqendruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D.  Studenti shqiptar u vlerësua dhe me një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi për këtë arritje.45/oranews.tv/