Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, arrestohen dy shqiptare

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në zona të ndryshme të Athinës. Po ashtu janë vënë në pranga edhe një shtetas grek dhe një egjiptian. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28 dhe 39 vjeç.Arrestimi i tyre u bë ditën e premte, por lajmi është publikuar në mediat greke mëngjesin e sotëm 28 tetor.Operacioni policor u zhvillua në zonat e Athinës, në Pagkrati, Peristeri, Nea Smyrni, Alimos dhe Ano Liosia, ku më pas u vërtetua veprimtaria kriminale e anëtarëve të bandës.Nga hetimet doli se autorët kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që sipas policisë greke drejtohej nga shqiptari 39 vjeçar, kurse shtetasi grek kishte rolin e kontrlluesit dhe të vlerësuesit të drogës dhe personat e tjerë e trafikonin.Pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan, 279 gram kokainë, 8.7 kg kanabsi sativa, 54.330 euro, 5 peshore, disa lekë shqiptare, një pistoletë, një armë gjahu, dokumente të falsifikuara. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe dhe një motor.Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të identifikuar  bashkëpunëtorët e tjera të bandës.[caption id="attachment_606049" align="alignnone" width="640"]droge Ne foto: Droga dhe sendet e tjera te sekuestruara[/caption][caption id="attachment_606048" align="alignnone" width="640"]droge 1 Ne foto: Droga e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_606047" align="alignnone" width="640"]droga 2 Ne foto: Droga dhe eurot e sekuestruara, mes tyer edhe disa lekë[/caption]/Oranews.tv/