"Kamuflimi" zbulon kontrabandën e cigareve në Tiranë
Kishin hapur një dyqan ku në pamje të parë shisnin produkte të ndryshme industriale por pas saj, tregtonin cigare kontrabandë.Pas informacioneve në rrugë operative policia arriti të binte në gjurmët e tregtimit të këtij malli kontrabandë dhe të ndalojë personat e dyshuar si të përfshirë.“Të kamufluarit” është koduar operacioni i cili sot, 28 tetor 2015 vuri në pranga Agron Tice, 57 vjeç, lindur në Përmet, banues në Tiranë, Miranda Tice, 46 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Tiranë, Ismail Xhengo, 49 vjeç, lindur në Korcë, banues në Tiranë.“Agron dhe Miranda Tice kamuflonin veprimtarinë e tyre të kundraligjshme duke shitur produkte të ndryshme industriale në një dyqan të ndodhur në zonën e Tregut të Shkollës Teknologjike Tiranë. Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në një banesë private në pronësi të shtetasit Ismail Xhengo në zonën e Fushës së Aviacionit Tiranë në të cilën kishin improvizuar një depo në të cilën mbanin cigaret kondrabandë” informon policia.Nga kontrolli i kësaj depoje nga ana jonë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9.950 paketa cigaresh kontrabande.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet i markës Mercedes benz me targe AA061BS.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të, ‘’Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë’’, ‘’ Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë’’dhe ‘’Fshehjes te të ardhurave’’ të parashikuara nga nenet 178,179 dhe180 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve AgronTice, MirandaTice dhe Ismail Xhengo.[caption id="attachment_606079" align="alignnone" width="640"]
Sasia e cigave te sekuestruara gjate operacionit[/caption][caption id="attachment_606080" align="alignnone" width="640"]
Sasia e cigave te sekuestruara gjate operacionit[/caption][caption id="attachment_606081" align="alignnone" width="640"]
Sasia e cigave te sekuestruara gjate operacionit[/caption][caption id="attachment_606007" align="alignnone" width="640"]
Sasia e cigave te sekuestruara gjate operacionit[/caption][caption id="attachment_606005" align="alignnone" width="640"]
Sasia e cigave te sekuestruara gjate operacionit[/caption]
/Oranews.tv/