Gjiknuri fton investitorët e Hong Kongut: Shqipëria treg të qëndrueshëm në energji

Gjatë vizitës zyrtare në Hong Kong, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka ftuar biznesin vendas që të investojnë në Shqipëri.Gjatë fjalës së tij në forumin “China Energy Fund Committee” ku merrnin pjesë zyrtarë shumë të lartë të Hong Kongut si dhe përfaqësues nga bizneset më të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike Gjiknuri deklaroi se Shqipëria po krijon një treg të qëndrueshëm në sektorin e energjisë ku të mund të nxisë investimet serioze.Sipas tij, ka histori suksesi se Devoll Hydropoëer, Ayen dhe Verbund. “Po përmiresohet legjislacioni që të kalojnë nga skemat BOT në marrjen e riskut nga vet biznesi”, theksoi Gjiknuri.Më tej, ai nënvizoi faktin se Shqipëria ka potenciale në burimet hidro ndërsa aktualisht po investohet ndërsa janë 2-3 projekte të reja për hidrocentrale.Shqipëria, në vlerësimin e ministrit synon që brenda vitit 2020 të jetë plotësisht e lidhur me vendet fqinje përmes linjave të interkonjeksionit çka do ta maksimalizojë mundësinë e shitjes së energjisë në periudhat e pikut.Gjiknuri u ndal edhe në sektorin hidrokarbur duke sqaruar se edhe aty ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai njohu të pranishmit me rezultatet e garës për dy blloqet e fundit ku rezultuan fituese gjigandi Shell dhe israelitët e Delek Group.“Duhet të mos harrojmë se gazsjellësi TAP e rrit sigurinë për Europën dhe e bën çmimin më konkurues. Me zhvillimet e reja të gjetjeve në Mesdhe , Shqipëria po kthehet gradualisht në një rrugë kyçe për furnizimin me gaz, në drejtim të Europës por edhe Kroacisë- Europës Qendrore”, u shpreh ministri Gjiknuri.Ai ftoi investitorët e Hong Kongut që të shohin me interes edhe industrinë minerare ku Shqipëria ofron mundësi në shfrytëzimin e kromit, hekurit, bakërit dhe nikelit.