SHBA ndryshon fushatën e saj kundër Shtetit Islamik, rrisin prezencën ushtarake

Shtetet e Bashkuara kanë treguar për një ndryshim në fushatën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak e Siri, duke përfshirë dhe përdorimin e sulmeve të drejtëpërdrejta në terren.Sekretari i Mbrotjes Ash Carter tha se do të ketë më shumë sulme ajrore kundër ISIS.Vëzhguesit thonë se komentet e tij pasqyrojnë njohjen e mungesës së përparimeve në luftën ndaj grupit militant.Shtetet e Bashkuara thanë se për herë të parë Irani është i ftuar për bisedime ndërkombëtare për luftën në Siri.Komentet e Carter, të bëra në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, erdhën një javë pasi forcat amerikane shpëtuan dhjetëra pengje të mbajtura nga ISIS në Irak.“Ne nuk do të reshtim së mbështeturi partnerët tanë në sulmet ndaj Shtetit Islamik. Ne presim të intensifikojmë fushatën tonë ajrore,” tha ai.