Panariti: Do indeksojmë çmimet për pikat e grumbullimit, masa për spekulantët

Ministria e Bujqësisë shumë shpejt pritet ti japë jetë një plani për indeksimin e çmimeve për pikat e grumbullimit me të cilat këto të fundit do t’ua blejnë prodhimet fermerëve.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe tha se përmes këtij mekanizmi i jepet zgjidhje shqetësimit të fermerëve, të cilët ankohen për shitjen e produkteve të tyre nën kosto.Panariti:  “Ua kemi qartësuar pikave të grumbullimit që duhet të aplikojnë çmime të drejta. Kjo do garantohet nëpërmjet organeve tatimore. Nëse do aplikojnë çmime spekulative, nën kosto, ne do marrim masat me gjithë fuqinë që na jep ligji.Kjo nuk është kërkesë-ofertë, ne do bëjmë indeksimin e çmimeve, unë kam një projekt për të bërë në nivel të pikave të grumbullimit përcaktimin ditor të çmimeve të shitjes, do bëhet me ankandet në fillim. Nuk kemi bursë bujqësore, por do bëjmë elementët fillestarë. Ne do e bëjmë përmes ankandeve dhe përcaktohet çmimi i blerjes për atë ditë apo atë javë. Çmimet do të bëhen publike përmes televizioneve. Vetë spekuluesit do dalin jashtë loje. Kemi dhe ne instrumentat për ta disiplinuar”.Panariti u bëri thirrje fermerëve të pajisen me NIPT, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të mund të përfitojnë financiarisht nga shteti dhe fondet e BE. Ministri tha se ky proçes nuk duhet të shihet si imponim nga qeveria.Panariti: “Ky është një proçes historik, do ta fusë bujqësinë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, krijimin e një zinxhiri vlerash.Proçesi i formalizimit të bujqësisë është vërtet një proçes që rregullohet me ligj por jo i imponuar, nuk është proçes diskriminues, por shkon vetëm në favor të fermerëve.Fermerët nuk kanë më leverdi të jenë informal.Të jesh informal do të thotë të jesh jashtë vëmendjes, të mos jesh përfitues i mbështjes nga buxheti, subvencionet, të jesh informal do të thotë të mos përfitosh nga fondet e BE që kanë si kriter identifikimin, regjistrimin e fermerit si prodhues. Proçesi nuk ka kosto, nuk kanë asnjë detyrim fiskal në organet tratimore në momentin që pajisen me NIPT. Mund të zgjedhësh të mos pajisesh me NIPT, por nuk kemi leverdi.Kjo është gjë e re dhe si çdo gjë e re çan me vështirësi, fermerët kanë dyshimet e tyre.Pajisuni me numër të identifikimit të prodhuesit, pasi kjo ju bën ju identifikues.Kemi pasur bujqësi terësisht informale, pjesa dërmuese në nivel prodhuesish. Bazën e përbëjnë prodhuesit e vegjël, të identifikuar kanë qenë ato të mesëm dhe të mëdhenj. Ne kemi vetëm një qëllim, të ndërtojmë një zinxhir vlerash dhe bujqësia merr fizionominë e një bujqësie europiane. Proçesi mos të përceptohet si i imponuar nga sipër poshtë, por një presion që vjen nga poshtë dhe që detyron qeverinë të katalizojë një proçes që duhet të përfundojë sa më parë”.35Ministri tha se fermerët duhet të shohin mundësitë për tu bashkuar mes tyre, në mos përmes shitblerjes së tokës, duke bashkuar prodhimin.Panariti: “Kemi 360 mijë fermerë, i bie që mesatarisht të kenë një hektarë. Në vetëvete nuk mund të jenë konkurues me 1 hektarë. Si do ti bësh bashkë? Me mekanizmin e shitblerjes së tokës, se nuk e shet tokën ai. Pavarëisht se ne e kemi këtë përqasje, titujt e pronësisë do t’i çojmë gradualisht në çertifikata të pronësisë.Por as kjo se bën atë të interesuar të shesë tokën.The që të krijohet mekanizmi i shitblerjes së tokës që të zgjerojmë sipërfaqen, mund të jetë obsion por do kohë. Koperativat funksionojnë, por jo si ato të sistemit komunist”.Vonesat në paisjen me NIPTPanariti: Sigurisht sepse është përvojë e re edhe për organet tatimore që duhet të organizohen dhe përshpejtojnë proçesin për pajisjen me numër NIPT.Kritikat e Braçes për pagesat e fermerëveNë përgjigje të vërejtjeve të deputetit Braçe, Panariti tha se duhen bërë patjetër ndryshime në amendimin e ligjit që kontrollon çështjet e transfertave të parave në shitblerje.Panariti: “Ndoqa me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e deputetit Erion Braçe. Më bëri përshtypje elementi i çështjes së pagesave. Duhet të bëjmë ndryshime në amendimin e ligjit që kontrollon çështjet e transfertave të parave në shitblerje. Braçe me të drejtë propozon një kuotë që mund të paguhet direkt cash në pikat e grumbullimit pa qenë e nevojshme për ta kaluar në sistem bankar për arsye se një pjesë e fermerëve nuk mund të shkojnë 10 km për të hapur... , ai nuk ka dhe konto.Duhet të autorizohen që të bëjnë pagesa cash deri 100 mijë lekë të reja apo dhe më shumë siç e kanë dhe shtetet fqinje. Duhet bërë, sepse ndryshe e fut në ngërç proçesin. Mund ta bëjmë 1500 euro”.Fondi për bujqësinëMinistri tha se mekanizmi i ri financiar përmes fondeve të garancisë do ti japin një ritëm tjetër zhvillimit të bujqësisë.Nisma e qeverisë shqiptare dhe BERZH pritet të fillojë në 2016.Panariti: Janë terësisht të pamjaftueshme, pavarësisht se kanë qenë në rritje. Kemi marrë nismën e fundit me BERZH për të gjeneruar një sasi tjetër parash nëpërmjet fondeve të garancisë. Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion të bankave të nivelit të dytë me garancinë e BERZH një fond garancie, i cili për çdo dollar pritet të gjenerojë 4 herë më shumë fonde të injektuara nga këto banka në trajtën e kredive.Fermerëve ndoshta nuk u pëlqen se janë mësuar me grante.Kredia është mekanizëm më lidhës dhe impenjativ se granti. Fondi i garancisë do bëjë të mundur që bankat që kanë qenë skeptike për të hedhur fonde në bujqësi sepse është sektor me risk, do bëjë të mundur që bankat ta hedhin këtë. Ne do ti japim kredi, mundësisht pa interes. Janë 100 milion euro për një periudhë 3 vjeçare. Në 2016 fillon.Fondet e BEMinistri tha se fondet e BE nuk do të shkojnë si asistencë sociale për fermerët, por do të jenë të orientuara drejt rezultatit.Panariti: “Po e ndjek me shumë përkushtim. 13 mln i parë do fillojë në fund të 2016, sot kam pasur diskutim për të hapur konton e transfertave. Ka një rrezik të madh sepse BE është nën presionin e krizës së refugjatëve, në rast se ti e kapërcen edhe një ditë ti morën ato para.Ndaj e kam marrë shumë seriozisht, ky do kalojë njëherë si fond dhe kemi tre vjet kohë për të krijuar të gjithë mekanizmat e absorvimit. Por paratë do vinë. Është detyra jonë të katalizojmë proçesin e apikimeve mbi bazën e prioriteteve që kemi përcaktuar. Kemi vendosur hartën e rajonalizimeve, nuk do paguajmë për produkte jashtë hartës. Në Korçë unë subvencionoj vetëm mollën, fasulen, pataten, qepën. Fondet e BE nuk mund të shkojnë si asistencë sociale.Do jenë të orientuara drejt rezultatit”.Cilësia e produkteveDuke u ndalur në cilësinë e produkteve, Ministri Panariti tha se prodhimi shqiptar qoftë në perime apo fruta është ndër më cilësorët krahasuar me tregjet e tjera.Panariti tha se kemi dyfishim të eksporteve për 2015 dhe zgjerim të tregjeve, kryesisht në vendet e BE pa investuar asgjë në marketing.Panariti: “Fermeri shqiptar prodhon produkte jashtëzakonisht cilësore.Pyesni të huajt. Jam i gatshëm ti sjell këtu edhe përfaqësues të Ambasadave që thonë domatja shqiptare, trangulli shqiptar, specat shqiptarë kanë një shije që nuk e gjen në tregjet e tjera. Natyrisht kemi sfidat tona, edhe tek elementët e sigurisë, por ky është proçes që ka filluar dhe do finalizohet me gjurmueshmërinë, çertifikimin, identifikimin e prodhuesit që janë pjesë e një sistemi të tërë. Prodhimi shqiptar i perimeve dhe frutave është nga prodhimet më cilësore dhe nuk ka pasur asnjë reklamim.Eksportojmë dhe në Gjermani, Danimarkë, në Bullgari. Këtë vit kemi pasur 2 fishim të eksporteve dhe zgjerim të tregjeve, pjesa  dërmuese janë shtete të BE. Nuk ka pasur asnjë reklamim. Nëse dikush vuan nga fobia dhe thotë boll se na mbytën me hormone dhe kimikate, kjo është çështje e tij, por jo prodhimit shqiptar”. Alarmi i OBSH për mishin e kuqPanariti: “Ky nuk është qëndrim zyrtar i OBSH, është raport i bërë nga një institut. Raporti thotë se mishrat e përpunuara, të kuq, kanë një risk më të lartë për shkaktimin e fenomeneve shëndetësore, kryesisht të kancerit. Raporti jep mesazh për një dietë sa më të ekuilibruar. Është një fenomen që ka qenë i ditur prej kohësh”.Përmbytjet dhe erozioni i lumenjvePanariti: “Përmbytja para tre javësh ka pasur karakter urban, në toka nuk pati. U përmbyt Vlora sepse dikush ka bllokuar kanalet, nuk ka investuar prej vitesh.U përmbyt Fieri sepse ka bllokuar Gjanicën atje.Është fenomen më tepër urban sesa rural”.Miistri tha se tashmë pushteti vendor do të marrë përgjegjësi të reja lidhur me menaxhimin e sistemit ujitës.Panariti: “Kemi veprim të koordinuar në radhë të parë në nivel qeverie, janë një sërë Ministrish të angazhuara.Ministria  e Pushtetit Lokal do bëjë dhe koordinimin e përgjegjësive që ka pushteti lokal, tashmë një pjesë të kompetencave në menaxhimin e kanaleve edhe pushtetit lokal. Harta e re territoriale do bëjë që kanalet e dyta dhe treta do menaxhohen nga Bashkitë, unë do menaxhoj vetëm kanalin kryesor dhe hidrovorin. Kanë filluar ta bëjnë. Do kemi ndryshim të menaxhimit të sistemit ujitës. Unë do merrem vetëm për infrastrukturën magjistrale, pra me hidrovorët, kanalet e para dhe stacionet e pompimit.Ministria e Mjedisit do ketë detyrat e saj për përmbytjet që do jetë pyllëzimi  dhe pritat malore. Ajo e rendit do ketë zhvendosjet, e Mbrojtjes kur do duhet mobilizimi i ushtrisë për zhvendosjen e banorëve”.Përmbytjet e shkurtit, 4 milion për dëmshpërblimin e fermerëveMinistri paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes javën që vjen me BE për rinmbursuar totalisht humbjet e shkaktuara nga përmbytjet e shkurtitPanariti: “Javën që vjen unë nënshkruaj marrëveshjen me BE për të rimbursuar totalisht humbjet e shkaktuara nga përmbytjet e kaluara. Vihet në dispozicion në trajtë grantesh 4 milion euro dhe ne kemi të identifikuar fermerët që janë dëmtuar dhe masën e dëmit.Do rimbursohen me pagesa direkte në kontet e tyre. Ndërkohë 2 milion euro, të ndara respektivisht nga 1 milion secila, do jenë për investime në infrastrukturë dhe krijimin e sistemeve alerte. Janë disa stacione që sinjalizojnë në kohë reale kur fryhet Vjosa në mënyrë që organet qëndrore të ndërhyjnë sa më shpejt për të shpërngulur popullatën nëse do kërkohet. Nga përmbytjet e fundit ka pasur dëmtime të kufizuara, kryesisht nga zona e Korçës.Po i shikojmë për të evidentuar dëmet dhe gjetur mekanizmat. Kurse në zonën e Fierit dhe Lushnjes përmbytjet nuk janë domethënëse për të justifikuar atë që do bëjmë me dëmtimet e ndodhur në përmbytjet e mëparshme”.