Bllokoi prona që nuk përfshiheshin në vendimin gjyqësor, arrestohet përmbaruesi

Një tjetër përbarues privat bie në prangat e policisë për moszbatim të vendimeve gjyqësore.Specialistët e Sektorit për Korrupsionin kanë arrestuar shtetasin Baftjar Nelaj, 48 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, me detyrë Përmbarues Privat , Tiranë .Policia sqaron se “ndalimi i tij është bërë për faktin se me veprime për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për të cilën Gjykata ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi me kreditor shtetasin B.M dhe debitor P.M, përmbaruesi në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokim pranë ZVRPP për pronat e shtetasve SH.M, A.D dhe B.J, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor”.Në cilësinë e provës materiale, policia ka administruar pranë Z.V.R.P.P.Tiranë të gjithë dokumentacionin përkatës si dhe dosjen përmbarimore në zyrën e të dyshuarit Baftjar Nelaj.Materialet Proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprën penale të “ Shpërdorimit të detyrës“.