Koncesioni me hekurudhën, Ristani: Valentina Leskajt i ka mbaruar mandati

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për mbledhjen e  Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.Kërkesa vjen pas koncesionit që sipas PD, përfitoi djali i nënkryetares së Parlamentit me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367 sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.PD thekson se ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.Partia Demorkatike do ti kërkojë Kuvendit ndërprerjen e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj.Kërkesa e PD, bazohet në konçesionin e fituar nga djali i deputetes për hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë. Selia blu argumenton se kjo bie ndesh me ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.Ristani: “Pika 1 e nenit 21 shprehimisht përcakton: “Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara nga ligji (ku përfshihet edhe deputeti), nuk mund të lidhë kontratë apo nënkontratë me asnjë institucion publik”.Ndërkohë pika 3 e nenit 24 parashikon se: “Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, (deputetin) zbatohen edhe për personat e lidhur me të, ku sipas ligjit përfshihet edhe fëmija në moshë madhore (pika 1 e nenit 24)”.Partia Demokratike nuk do të lejojë shkeljen e ligjit dhe do ta çojë deri në fund këtë çështje”.Ristani tha se kur bëhet fjalë për korrupsion dhe tendera klientelist, për Kryeminsitrin ligji pushon së ekzistuari.