Italiani kërkon azil politik në Shqipëri për të kuruar fëmijën e sëmurë

Renato 51 vjeç, shtetas italian me profesionin biolog e rezident në komunë e Latinës, babai i një vogëlushi 20 muajsh i sëmurë kardipatik ka pushtuar sot në mëgjes Ambasadën Shqiptare në Romë ku kërkon azil."Më ndihmoni thotë ai, të shpëtoj fëmijën tim. Dua ti nënshtrohet kurave gratis në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.Vogëlushi Emilio, i cili mban dhe emrin e gjyshit të tij, gjendet në shtetin e Filipines dhe ka lindur nga një marrëdhënie e Renatos me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, e cila aktualisht rezulton e martuar me një bashkëkombas të saj, fakt ky që nuk lejon rikthimin e fëmijës në Itali.Në moshën 6 muajsh vogëlushit i është identifikuar një keqformim kardiak, por kurat në Filipine kushtojnë shumë për shërimin e tij.Baba Renato kërkon azil në Shqipëri për të sjellë në Tiranë djalin e tij e për ta kuruar në Spitalin Nënë Tereza.