Veliaj: Bulevardi i ri me park qendror 6 herë më të madh se parku Rinia
Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një park qendror të ri 6 herë më të madh se parku Rinia. Kryebashkiaku Veliaj tha se parku do të ndërtohet përgjatë bulevardit të ri dhe do të jetë i ngjashëm me Central Parkun e Nju Jorkut. Ndërsa ispektoi punimet, Veliaj shpjegoi disa nga ndryshimet në projekt duke thënë se do të ecet në gjurmët e projektit të Ramës.Veliaj: Kemi marrë një vendim që në mes të bulevardit të kemi një park qendror, shumë i ngjashëm me atë që qytetarët kanë parë në Nju Jork ose në qytete të tjera të rëndësishme të botës. Eshte rreth 6 here me i madh se parku Rinia, i cila vjen në dobi të qytetarëve dhe shton vlerën e pronës në këtë zonë të Tiranës. Po ashtu Veliaj tha se do të ndërtohet një tjetër parkim ndërsa stacioni strenit do vihet në shërbim të transportit publik.Veliaj: Një tjetër lajm i mirë për qytetarët është se shumë shpejt fillojmë punimet për parkingun 400 vendesh në zonën ku sot ndodhet stacioni i vjetër i trenit. Do ta kthejmë stacionin e trenit në Tiranë, jo në stacion mallrash, por në shërbim të transportit publik.Për çështjen e shpronësimeve Veliaj tha se do të veprohet si tek Liqeni Artificial.Veliaj: Ne do të marrim masa që, ashtu siç vepruam te Liqeni Artificial, të sistemojmë të gjitha familjet, qofshin këto të komunitetit rom, apo të komuniteteve të tjera, në banesa të ngjashme ose më të mira se ato që kanëKryebashkiaku tha se kontrata me fondi Abu Dabi është rinegociuar dhe pritet një ulje e normave të intersit në mënyrë që të përballohen nga bashkia. Projekti i ndryshuar i bulevaridt të ri do të të prezantohet i plotë në ditët në vijim./Oranews.tv/