Mungesa e marrëveshjes Bashki-FSHF mund të ndërpresë punimet në "Loro Boriçi"
Pasi nuk kapi afatet e tetorit, përfundimi i tij u premtua në fund të këtij viti, por sërish punimet në stadiumin "Loro Boriçi" janë larg edhe këtij afati të shtyrë.Ditët e fundit në "Loro Boriçi" makineritë kanë punuar për dranazhimin e fushës, çka të jep shpresa që tapeti i ri i stadiumit mund të vendoset shumë shpejt.Por përfundimi i projektit, mund të penalizohet nga mungesa e marrëveshjes mes bashkisë dhe FSHF, cka sjellë bllokim të fondeve nga UEFA.Në mbledhjen e fundit, këshilli bashkiak i Shkodrës kundërshtoi kohëzgjatjen e kontratës, që sipas tyre nuk duhet të jetë për 20 vjet. Një pikë tjetër është ajo që ka të bëjë me mirëmbajtjen e stadiumit. Sipas kushteve që ka vendosur UEFA e FIFA, mund të jetë e papërballueshme nga ana e Bashkisë së Shkodrës dhe për këtë vendorët kërkojnë që të vendoset shuma që do t'i jepet bashkisë në buxhet. Këshilltarët e kanë quajtur diskriminuese kontratën edhe për sa i përket përfitimit të të ardhurave, ku përfituese do të jetë vetëm federata.Edhe kjo pikë kërkohet që të shikohet në kontratë. Për këtë cështje në bashki është ngritur një komision "Ad hok" ku në përbërje janë juriste, specialistë futbolli dhe ekonomistë, të cilët do të bëjnë edhe propozimet e reja për federatën që më pas të negociohen nga kryebashkiakja Ademi.Megjithatë, nëse nuk hidhen hapa të shpejtë dhe këshilli bashkiak të mblidhet jashtë radhe, atëherë javën e ardhshme punimet në "Loro Boriçi" mund të ndërpriten plotësisht.[caption id="attachment_605432" align="alignnone" width="640"]
Punimet në "Loro Boriçi"[/caption][caption id="attachment_605431" align="alignnone" width="640"]
Punimet në "Loro Boriçi"[/caption][caption id="attachment_605430" align="alignnone" width="640"]
Punimet në "Loro Boriçi"[/caption][caption id="attachment_605429" align="alignnone" width="640"]
Punimet në "Loro Boriçi"[/caption]