Ministri Klosi:Kush refuzon punën, do të përjashtohet nga ndihma ekonomike

Qytetarët do të përjashtohen nga lista e ndihmës ekonomike nëse nuk pranojnë punën që i serviret nga zyrat e punës. Ky propozim vjen nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe u prezantua në Këshillin Kombëtar të Punës. Ora News vëzhgoi zyrat e punësimit për të konstatuar në terren edhe shqetësimin e vetë Ministrit se ato nuk janë efiçente.Qytetarët që regjistrohen si të papunë dhe nuk pranojnë ofertën për të cilën ka ndërmjetësuar zyra e punës, do të hiqen automatikisht nga lista e ndihmës ekonomike.Ministria e Mirëqënies Sociale ka marrë këtë vendim pasi shumë qytetarë nëpërmjet regjistrimit si të papunë përfitojnë ndihmë ekonomike dhe në anën tjetër punojnë të pasiguar.Ministri Klosi ka evidentuar edhe një herë raportin e zhdrejtë mes oferave të bizneseve dhe numrit të punëkërkuesve, duke vënë në pikëpyetje efiçencën e zyrave të punës.Klosi: “Ne nuk mund të pranojmë që një sistem i tërë të sponsorizojë dembellëkun e qytetarëve shqiptarë, pra të shkojnë të kërkojnë punë dhe të mos pranojnë të punësohen në vendet e punës që biznesi ofron. Projektligji që propozojmë dhe kërkojmë ta miratojmë së bashku synon që punëkërkuesit të mos presin dhe të marrin pagesën e ndihmës ekonomike si të vetmen mundësi për të jetuar, por të aftësohen dhe të punojnë pranë bizneseve që kërkojnë punonjës të kualifikuar. Projektvendimi kërkon që njerëzit të orientohen drejt punës së denjë.Ne kërkojmë që, në bazë të ligjit të ri, punëkërkuesit t'i hiqet apo t'i refuzohet statusi i punëmarrësit të papunë, nëse oferta e përshtatshme apo programet e tjera të përshtatshme kundërshtohen, refuzohen apo nuk pranohen gjatë intervistimit të tij të parë apo në takimet e tjera të radhës. Pra, kur punëkërkuesi i papunë refuzon një vend të përshtatshëm, qoftë edhe një herë të vetme, kur kërkon punë dhe deklaron një gjë të tillë, kur punëkërkuesi i papunë refuzon pjesëmarrjen në programin e nxitjes së punësimit, apo në programet e tjera të punësimit, siç mund të jenë punët publike apo komunitare, kur punëkërkuesi i papunë refuzon pjesëmarrjen në formimin profesional falas, atëherë zyra e punësimit heq statusin e punëkërkuesit të papunë apo punësimit të tij dhe njofton menjëherë institucionet përgjegjëse për ndihmën ekonomike, për ta hequr atë nga skema”.Nga një vëzhgim të bërë nga Ora News, dhjetra qytetarë i drejtohen këtyre zyrave për gjetjen e një pune, apo për të marrë një vërtetim papunësie.43% e qytetarëve janë të regjistruar si të papunë, % kjo më e lartë se vetë raportimi i INSTAT për 2015, ku papunësia arriti në nivelin 17.3%.