Vizita në SHBA, Meta takon kreun e NDI, vlerësime për kontributin në Kuvend
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka takuar Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan Robert Benjamin.Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i Institutit Demokratik Amerikan në përmirësimin e punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ.Gjithashtu Kryetari i Kuvendit, shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që ky institucion ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit.Nga ana e tij Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej.