Unioni i gjyqtarëve akuza politikës: Po na anatemon pa të drejtë

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha akuzon politikën se po anatemon të gjithë gjyqtarët pa përjashtim, duke dëmtuar sistemin gjyqsor.Gert Hoxha: “Nuk është te reforma që po anatemon gjyqtarët por politika. Ne kemi kërkuar ti jepet fund të kësaj praktike përgjithësuese dhe të kalojë në evidentimin e personave konkretë”Në studion e lajmeve të Ora News, Gert Hoxha foli për reformën në drejtësi duke u shprehur se gjyqtarët janë lënë jashtë saj, ndërsa shpjegoi arsyet përse Unioni i Gjyqtarëve mendon se është i nevojshëm largimi i presidentit nga Këshilli i Lartë i DrejtësisëGert Hoxha: Koha ka treguar gjatë këtyre viteve se presidentët nuk janë shmangur nga afeksionet politike për forca të cilat I kanë propozuar apo sjellë në detyrë. Kjo praktikë mendojmë se është e gabuar. Me këto ndryshime që ne kemi propozuar mendojmë se mund të eliminohet”Hoxha thotë se Unioni i Gjyqtarëve mbështet hetimin e pasurisë se tyre por kërkon që  dhënat të mos bëhën publike.Unioni dhe shumica e gjyqtarëve në vend janë të gatshëm për çfarëdolloj kontrolli, të pasurive, të dijeve, të lidhjeve të tyre, por ky kontroll të bëhet mbi bazën e disa standardeve të mirëpranuara”Unioni i gjyqtarëve, i përbërë nga 240 gjyqtarë,  i ka dorëzuar Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi 30 rekomandime, ku ndër të tjera propozojnë që përfaqësues politikë të mos jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Megjithatë këto rekomandime sipas Hoxhës nuk janë marrë në konsideratë./Oranews.tv/