Rama fton investitorët kinez: Turizmi, sektor me shumë mundësi për investime

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë tre ditore në Hong Kong fton investitorët kinez të vijnë në Shqipëri. Shefi i qeverisë shqiptare e nisi axhendën me pjesëmarrjen në forumin ekonomik dhe takimin me 100 sipërmarrës kinezë.Kreu i qeverisë shqiptare ka ftuar sipërmarrësit kinez të vijnë për të investuar në Shqipëri.Forumi Ekonomik ishte  ndalesa e parë e kreut të qeverisë,  i cili u takua  me 100 sipërmarrës nga Hong Kongu të interesuar për të investuar në Shqipëri.Rama: "Shqipëria ofron për investitorët e huaj avantazhe krahasuese edhe sa i përket pozicionit gjeografik, sistemit fiskal, kostos së punës, por edhe kimës pozitive në rajon.Të investosh në Shqipëri nuk do të thotë thjesht të investosh në Shqipëri, por të investosh në një treg shumë më të gjerë dhe të kesh potenciale më të mëdha zgjerimi në një zonë që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor”.Turizmi ishte një ndër sektorët të cilit Kryeministri i kushtoi një vëmendje të veçantë gjatë prezantimit.Rama: "Qëllimi kryesor i yni është që ta bëjmë Shqipërinë shumë tërheqëse edhe për vizitorët nga Kina, për të krijuar një treg turistik për vizitorët nga Kina. Jam i sigurt që njerëzit që janë pjesë e kësaj industrie dhe që kanë investuar jashtë shtetit do e shikonin Shqipërinë si shumë tërheqëse nga kjo pikëpamje dhe investimet do ishin me shumë leverdi për vitet që do vijnë, sepse ato do të krijojnë padyshim mundësi shumë të rëndësishme për pushuesit nga Kina dhe Hong-Kongu".Gjatë vizitës së tij tre ditore, kryeministri Edi Rama do të takohet edhe me Guvernatorin e Hong Kongut, Leung Chun-Ying.