Sekuestrohen 37 kg kanabis, armë e fishekë, pranga 2 vëllezërve e kushëririt të tyre

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 37 kilogramë kanabis sativa, 1 kallashnikov dhe 30 fishekë, ndërsa në pranga ka vënë dy vëllezër dhe kushëririn e tyre.Në vijim të punës për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ditës së sotme kanë  finalizuar operacionin “Nënmavriq” me sukses.Gjatë kontrollit në banesën private të dy vëllezërve Mirash dhe Gjon Koçeku,  u gjetën 4 (katër) thasë me lënde narkotike të llojit Canabis Sattiva, e cila pas peshimit nga ana e specialistëve rezultoi 32  kilogramë Canabis Sativa.Gjithashtu në vijim të kontrollit në banesë iu gjet dhe 1armë zjarri automatike me krehër me fisheke 30.Ne vijim të operacionit,  gjatë kontrollit dhe në banesën e shtetasit Pjeter Koçeku (kushëriri i vëllezërve Koçeku), u gjet  një çantë me lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva, e cila rezultoi me peshë   5 kilogramë.Te arrestuarit: Mirash Koçeku , 29 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër.Gjon Koçeku, 23 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër.Pjetër Koçeku, 31 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shale, Shkodër. (kushëriri i dy vëllezërëve)Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :Gjithsej 37 kilogram lëndë narkotike Canabis Sattiva.1 (një) armë zjarri automatike1 krëhër me 30 (tridhjetë) fishekefisheke kallash droge