Agjenti i bardhë tërheq zvarrë studenten afroamerikane në klasë
Një video shock rrezikon të nxisë më tej polemikat kundër policëve në SHBA.Disa studentë të një shkolle në Karolinën e Jugut filmuan një video në klasë, ku një polic i bardhë pasi kap për fyti studenten afroamerikane, e përplas në dysheme, dhe pasi e ngre peshë e përplas sërish në dysheme.Autoritetet e Karolinës së Jugut kanë nisur hetimet ndërsa videoja tashmë është bërë virale në internet.Videoja tregon momentin kur agjenti i afrohet vajzës e cila ishte e ulur në bankë dhe I kërkon që ta ndjekë. Vajza refuzon dhe agjenti i kap duart e bllokon duke e shtrënguar në fyt, për ta detyruar që të ngrihet me forcë nga banka. Vajza përplaset në tokë. Më pas e ngre peshë dhe e përplas sërish“Jemi të vetëdijshëm mbi incidentin dhe po bëjmë vlerësimin e rrethanave kur ka ndodhur” konfirmon Leon Lott, sherifi i konteas së Richland, ku ndodhi incidenti
/Oranews.tv/