Ish-reparti ushtarak në Bilisht, gati për të pritur 500 refugjatë sirianë

Ish reparti ushtarak i Bilishtit, rreth 5 km larg pikës kufitare të Kapshticës, është i pari vendstrehim që po të përgatitet për emigrantët sirianë në rast të ardhjes së tyre.Prefekti i Korçës thotës e po merren masat por ende nuk dihet asgjë.Prefekti i Korçës Ardit Konomi thotë : "Sipas matjeve tona mund të akomodohen deri në 500 persona për momentin, por potencialet janë që të krijohen hapësira të tjera.Nuk e dimë ende, ka patur një komunikim para disa kohësh me Ministrinë e Brendshme. Ka një komitet i ngritur në rang kombëtar i cili trajton situata të tilla. Në rastin konkret bëhet fjalë për parapërgatije për një fluks të mundshëm refugjatësh që mund të vijnë nga të dyja pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë. Ai repart për të cilin ju pyesni është gjendur si vendi më i përshtatshëm sipas kritereve të përcaktuara për një akomodim të mundshëm njerëzish që mund të vijnë.Roja i godinës pranon se kanë ardhur për të kryer riparimet e duhura duke vendosur dyer e dritare, por është skeptik për numrin e refugjatëve që mund të strehohen brenda repartit."Dhoma ka por janë të vogla. Nuk janë dhoma të mëdha. Mund të marrë 100 persona brenda por nëse ngrihen çadra është ndryshe""Kanë ardhur kanë vënë dritare dhe dyert e reja"  thotë më tej aiAkomodimi me çadra është i vështirë pasi moti është i ftohtë.Për pritjen e një vale të mundshme emigrantësh sirianë gjatë dimrit, po merren masa paraprake dhe në qarkun e Gjirokastrës, ku janë përzgjedhur si vende akomoduese ish fusha e aviacionit, ish kazermat ushtarake të Gërthotit dhe të Arshilengos.Edhe me parë, nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kapshticës grupe te vogla refugjatësh siriane, por ata pas një qëndrimi të përkohshëm në ish doganën e vjeter ose jane kthyer mbrapsht ose jane dërguar në Tirane.[caption id="attachment_605312" align="alignnone" width="640"]2 Ne foto Reparti Ushtarak ne Bilisht ku pritet te streohen 500 emigrante siriane[/caption][caption id="attachment_605314" align="alignnone" width="640"]1 Ne foto Reparti Ushtarak ne Bilisht ku pritet te streohen 500 emigrante siriane[/caption][caption id="attachment_605308" align="alignnone" width="640"]reparti 3 Ne foto Reparti Ushtarak ne Bilisht ku pritet te streohen 500 emigrante siriane[/caption][caption id="attachment_605309" align="alignnone" width="640"]reparti 2 Ne foto Reparti Ushtarak ne Bilisht ku pritet te streohen 500 emigrante siriane[/caption]