Justin Bieber fituesi i madh i MTV, merr 5 çmime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2015, 08:46
Justin Bieber ishte fituesi i madh i MTV Europe Music Aëards pasi mori 5 çmime.Me siguri ai ka mbetur shumëi kënaqur pasi mori 5 nga 6 çmimet tek të cilat ishte i nominuar.Këngëtari 21-vjeçar mori çmimin Best Male, Best Look, Best Worldwide Act, Biggest Fans dhe Best Collaboration.Këngëtari kanadez u mirëprit në skenë nga Ruby Rose dhe Ed Sheeran.Në fjalimin e tij përshëndetës, Bieber tha: “Është mirë të jesh sërish këtu me ju, kur ndjen që muzika jote vlerësohet. Dua të falenderoj fansat, prindërit e mi dhe Zotin”.
