12 vjeçarja nga Kosova mahnit publikun dhe jurinë me zërin e saj në talent show në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2015, 20:19
Aulona Morina është vajza 12-vjeçare nga Kosova që ka mahnitur jurinë e publikun në spektaklin e talenteve “The Super Talent” në Gjermani.Me zërin e saj ajo tregoi se është tashmë një këngëtare e talentuar, shkruan media gjermane RTL.Prej tre vjetësh, ajo merr leksione këndimi dhe pianoje, sepse ëndrra e saj më e madh është që një ditë të bëhet si idhulli i saj Adele.Për t’iu afruar sa më shumë ëndrrës, ajo prezantohet në skenën e “The Super Talent 2015” me këngën “Scyscraper” nga Demi Lovato.Juria mbeti e impresionuar nga Morina, e cila shkoi ta festonte fitoren më pas me familjarët e saj.
Oranews.tv – VIDEO / 12 vjeçarja nga Kosova mahnit publikun dhe jurinë me zërin e saj në talent show në Gjermani / Per...Posted by Ora News on Sunday, October 25, 2015