Analistët skeptikë për reformën në drejtësi dhe për ekspertët
Analistët shprehen skeptikë për rezultatet e reformës në drejtësi. Mark Marku, Afrim Krasniqi dhe Anila Basha në "Tonight Ilva Tare" shprehën rezerva edhe për ekspertët e angazhuar në këte reformë. Ndërkaq analistët deklaruan se Ben Blushi do krijojë shumë shpejt partinë e tij.Tirane- Të ftuar në "Tonight Ilva Tare", analistët Mark Marku, Afrim Krasniqi dhe Anila Basha kanë folur për reformën në drejtësi dhe skepticizmin e tyre për ndryshimet që do sjellë kjo reformë dhe pavaresinë e eksperteve që po e hartojnë atë.Mark Marku: Jam shumë skeptik për rezultatet e kësaj reforme sepse kam përshtypjen se do degradojë në largimin e disa personave futjen e disa të tjerëve, korrupsioni do vazhdojë, drejtësia do ketë po të njëjtën mungesë besueshmërie.Afrim Krasniqi: Unë personalisht i besoj ekspertëve. Mendoj se janë shumë më profesional sesa politika. Problemi është tjetër që a do munden ekspertët ta mundin vullnetin politik dhe unë jamë skeptik për këtë. A na jep kjo lloj reformë të kemi një lloj prokurie britanike të tillë që kur ka çështje të tilla me interes publik do arrijë të nisë hetim? Unë kam frikë që nuk do ta ketë.Mark Marku: Edhe ekspertët potencialisht mund të jenë korruptuar dhe mendoj ekspertët potencialisht mund të jenë me të korruptuar se politikanët.Anila Basha: Mendoj që ekspertët që janë thirrur për reformën në drejtësi, të pakëtën për aq sa kemi lexuar dhe aq sa kemi parë janë njerëz të ndershëm, kurajozë dhe janë afruar në këtë reformë.Në fund, teksa debati u zhvendos për mbajtjen e kongresit të Partisë Socialiste, Anila Basha u shpreh e bindur se deputeti Ben Blushi do të formojë një parti politike të re.Anila Basha: Unë besoj se Ben Blushi do bëjë një parti politike. Nuk besoj fare që Ben Blushi do rrijë aty brenda vathës së Edi Ramës/Oranews.tv/