Rita Ora: Kam kryer marrëdhënie seksuale që 14 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2015, 17:07
Rita Ora ka zbuluar se një 26-vjeçar kishte abuzuar me të kur ishte vetëm 14 vjeç, por gjithashtu shton se ajo periudhë e vështirë i ka rritur vetëbesimin.Këngëtarja me origjinë kosovare thotë se abuzimi ndodhi kur studionte në shkollën teatrale të Londrës.Por Rita Ora insiston të mos quhet viktimë e një abuzimi seksual: “Nuk dua të them se kam vuajtur, sepse unë doja vetë ta bëja diçka të tillë. Nuk mund të them që më detyruan. Nuk dua që njerëzit të besojnë se më kanë përdhunuar”.Këto zbulime u bënë nga biografia e re e Rita Orës, “Hot Right Now”, copëza të së cilës u publikuan në The Sun of Sunday.