Kosova nënshkruan MSA me BE, Mustafa: Vuloset rruga e integrimit
Qeveria e Kosovës firmosi sot (27 tetor 2015) marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.Në Strasburg të pranishëm kanë qënë Kryeministri Isa Musfata, Ministri i Integrimeve, Besim Çollaku si dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Ata janë pritur nga Komisioneri i Zgjerimit për BE-në Johannes Hahn si dhe nga Përfaqësuesja e lartë e këtij unioni për politikat e jashtëme, Federica Mogherini.Kryeministri Mustafa, pas nënshkrimit është shprehur se kjo marrëveshje konfirmon vullnetin e qytetarëve kosovarë për t'u integruar në organizmat e Europës.Sipas tij, kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të vendit që prej shpalljes së pavarësisë.Ndërkohë, Ministri i Integrimeve Europiane ka përdorur rrjetin social Twitter për të komentuar mbi firmosjen e MSA-së. Ai e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik.Reagimi i MogherinitNga ana tjetër, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është shprehur se kjo arritje është një rezultat i punës dhe i bashkëpunimit midis dy palëve.Sipas saj, impelmentimi sa më i shpejtë i marrëveshjes do të sjellë mjaft benefite në stabilitetin dhe integrimin e rajonit.“Presim që kjo të hyjë në fuqi sa më parë që është e mundur. Pas kësaj do të ketë shumë të mira për njerëzit e Kosovës dhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin dhe integrimin e rajonit. Është një moment i mirë”, theksoi ajo.Pershendetja e HanNë të njëjtën linjë ka qëndruar edhe komisioneri i BE-së për Zhvillimin, Johannes Han."Është një ditë e madhe për të gjithë ne. Duhet të falenderojmë ekipet tona, pa të cilat një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme për të dërguar deri në fund marrëveshjen që kemi firmosur sot, pasi tani fillon procesi i zbatimit", ishin fjalët e Han.Kosova ka nënshkruar sot në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Kryeministri Isa Mustafa firmosi dokumentin së bashku me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogherini.Pershendetja e Isa Mustafes Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ka thënë se kjo ditë është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.“Sot, vendi im, në mënyrë zyrtare ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, konfirmuam vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt perspektivës eurointegruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën. Kjo Marrëveshje vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hapë mundësi Kosovës drejt reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. Është rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e zgjidhjeve politike”, theksoi kryeministri Mustafa.Ndërsa Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka uruar qytetarët e Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duke theksuar se tani hapi i radhës është liberalizimi i vizave.
[caption id="attachment_605419" align="alignnone" width="633"]
Dokumenti i MSA qe u firmos nga Isa Mustafa dhe Mogherini[/caption] /Oranews.tv/