Gjendet në fshatin Reç të Velipojës trupi i pajetë i peshkatarit
7 ditë pasi u mbyt në ujrat e lumit Buna, është gjetur këtë të marte në fshatin Reç të Velipojës trupi i pajetë i peshkatarit Hyqmet Shatza.Ka qënë një peshkatar i zonës i cili ndodhej në këto ujra me varkën e tij, kur ka pikasur trupin e pajetë në sipërfaqe të ujit, pikërisht në grykëdedhjen e Bunës, aty ku nisin edhe brigjet e Adriatikut.Pasi është afruar dhe ka konstatuar viktimën, peshkatari ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit më herët po bëhej gati së bashku me polumbarët e ardhur nga Tirana të niste kërkimet në Bunë dhe sapo ka marrë njoftimin i është drejtuar fshatit Reç, së bashku edhe me familjarët e 52 vjeçarit Shatza.Trupi i pajetë është nxjerrë në breg me mjete rrethanore nga policia dhe kanë qënë familjarët që kanë konfirmuar se trupi përket peshkatarit Shatza. Menjëherë trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres për t’iu nënshtruar ekspertizës. Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima në momentin që varka është përmbysur në ujrat e Dajlanit në lumin Buna, është përplasur me kokë në një prej vendeve të ngritura për peshkim, ç’ka i ka shkaktuar edhe mbytjen.Një ditë më parë ishin familjarët e Shatzës që apeluan ndaj strukturave shtetërore t’i ndihmonin në kërkime, pasi prej një jave kishin përshkuar të vetëm ujrat e Bunës pa rënë në gjurmet e trupit të pajetë. Këtë të marte me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të emergjencave civile u dërguan në Shkoder polumbarët, por kërkimi i tyre ishte i panevojshëm pasi trupi doli vetë mbi ujë.Të mërkurën e 21 tetorit, babai i 4 fëmijëve po peshkonte në ujrat e lumit Buna së bashku me 60 vjeçarin Isuf Vejuka, kur varka e tyre u përmbys. Vejuka arriti të dilte i gjallë ndërsa 52 vjeçari Yqmet Shatza nuk mundi dhe humbi jetën.