BB parashikon rritje të ekonomisë për Kosovën, por jo edhe të punësimit
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të jetë e brishtë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. duke arritur në 1.9 për qind për vitin 2015 nga 1.5 që arriti një vit më parë. Vlerësimet jepen në një raport të ri të botuar sot mbi gjendjen ekomonike dhe parashikimet për të ardhmen në Evropë dhe Azinë Qendrore. Evropa Lindore megjithatë po shënon rritjen më të shpejtë – 3.3 për qind për vitin 2015.Sipas parashikimit të Bankës Botërore ekonomia në Kosovë po tregon shenja të mëkëmbjes, e nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme. Rritja pritet të arrijë në 3% në vitin 2015 dhe 3.6% në vitet 2016-2017, por mundësitë e punësimit do të vazhdojnë të jenë të kufizuara.Të ardhurat për familjet më të varfëra pritet të shtohen nga rrija e përshpejtuar në bujqësi dhe pakësimi i TVSH-së për ushqimet bazë dhe shërbimet komunale. Por vonesat në zbatimin e disa reformave sociale, si ajo e siguracionit shëndetësor, do të ketë efekte negative.Ekonomia e Kosovës u rrit me 0.2% në tremujorin e parë të 2015, e nxitur nga shtimi i konsumit privat me 2.3% dhe rritje e shpenzimeve qeveritare me 1.5% rritje e konsumit të qeverisë, thuhet në raportin e Bankës Botërore.Çmimet mbeten të qëndrueshme me deflacion mesatar prej 0.5% gjatë gjysmës së parë të vitit, që duhet të rrisë të ardhurat reale të familjeve.Megjithatë rritja e pagave në sektorin publik po ndikon duke sjellë çrregullime në tregun e punës. Kështu rritja ekonomike nuk është mbështetur tek krijimi i vendeve të punës.Sipas raportit të BB, niveli i papunësisë mes të rinjve mbetet i lartë, mbi 61%.Shumë banorë njoftohet se imigruan ilegalisht në Evropën Perendimore gjatë nëntorit 2014 - qershorit 2015 të shtyrë nga papunësia.Të ardhurat u rritën me 7% në gjysmën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kryesisht nga përmirësimi i grumbullimit të taksave.Rritja ekonomike pritet të arrijë 3% në vitin 2015, 3.5% në vitin 2016 dhe 3.7% në vitin 2017 mbështetur nga shtimi i investimeve të huaja, shtimi i konsumit dhe eksporteve.Megjithatë, sipas Bankës Botërore kjo rritje mund të rrezikohet nga mosrealizimi i investimeve publike dhe pakënaqësia nga mungesa e vendeve të punës.Mungesa e sigurisë energjitike mbetet pengesa kryesore për tërheqjen e investime të huaja të drejtpërdrejta.Dobësitë makroekonomike, papunësia e lartë dhe varfëria kërkojnë reforma strukturore gjithë-përfshirëse për të nxitur rritjen ekonomike dhe për ta bërë atë të prekshme për të gjitha shtresat në Kosovë, përfundon rapaorti i Bankës Botërore.