Banka Botërore: Ekonomia shqiptare nën potencial, pritet rritje në 2017
Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje të brishtë gjatë 2015. Në një raport të fundit, Banka Botërore thekson se pavarësisht se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje pozitive, ajo do të vazhdojë të jetë nën potencialin e mundshëm të zhvillimit.Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2015 u ul në 2.7% nga 3% që ishte parashikuar në fillim të vitit për shkak të ndikimit të përmbytjeve në sektorin e bujqësisë dhe pakësimit të prodhimit të naftës në përgjigje të rënies së çmimeve ndërkombëtare.Kriza ekonomike që ka përfshirë fqinjin tonë jugor Greqinë pritet që të ketë ndikime të ndjeshme në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ndaj prespektivës së uljes së varfërisë pasi ka sjellë ulje të remitancave, të eksporteve dhe të investimeve.Edhe njëherë Banka Botërore ka vënë theksin në nevojën e krijimit të vendeve të punës nga njëra anë dhe mbrojtjen e shtresave të varfëra të shoqërisë nga ana tjetër.Ndër të tjera në raport theksohet se varfëria do të vijojë të ulet me ritme të ngadalëta.Problem për ekonominë shqiptare, sipas raportit të Bankës Botërore, vijon të mbetet edhe papunësia pavarësisht se ka pasur një rënie të lehtë në pjesën e parë të 2015.Më të prekurit nga papunësia vlerësohet se janë të rinjtë dhe gratë. Ekonomia shqiptare sipas BB pritet të rritet me 3.4% në 2016 dhe me 3.5% në 2017.