Mijëra emigrantë hyjnë në Slloveni dhe Kroaci

Gjatë orëve të fundit, afro 2.000 emigrantë kanë hyrë në Slloveni. Pas kalimit të kufirit, azilkërkuesit duhet të ecin për rreth 5 kilometër, në mënyrë që të mbërrijnë pranë qëndrave më të afërta të regjistrimit.Ndonëse në këto pamje duket një mot i kthjellët, temperaturat janë ulur ndjeshëm, çka e ka vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin e refugjatëve.Gjatë dhjetë ditëve të fundit, bëhet me dije se në këtë shtet janë lejuar të kalojnë plot 60.000 emigrantë. Deri më tani, politikat e Bashkimit Europian kanë qënë disi të paqarta, teksa shumë vendime janë ndryshuar brenda natës.Mes azilkërkuesve ka edhe tensione të lehta. Refugjatët që vijnë nga Siria, fajësojnë personat e kombësive të tjera, se po përfitojnë nga situata për të siguruar një leje qëndrimi në Europë."Personat që nuk vijnë nga Siria po shfrytëzojnë rastin për të përfituar azil në një prej vendeve europiane. Ata nuk po e vlerësojnë siç duhet mikpritjen që Europa po tregon për emigrantët që vijnë nga vendet e luftës."Ndërkohë, mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin serbo-kroat për të vijuar rrugën e tyre drejt Europës.Policia kroate nuk ka vendosur kufizime, teksa njerëzit kanë proçeduar me grupe prej 100 personash.Por shumë prej tyre kanë pritur përmirësimin e motit për të vijuar rrugëtimin.Gjatë këtij viti, më shumë se 680.000 azil kërkues kanë hyrë në Europë përmes detit.