Propozohet test për alkool e drogë në Kuvendin e Kosovës
Nga një pije u shpërndau deputetëve të opozitës. Të njëjtën lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, e konsumoi edhe vet. Por, mohoi të jetë alkool.Por, këto veprime të deputetëve të opozitës në seancën e maratonike të së premtes i kanë rënë në sy, zëvendës kryeministrit Hashim Thaçi.Në një intervistë në Klan Kosova, numri dy i qeverisë tha se deputetëve duhet tu bëhet testi i alkoolit.Por, këtij reagimi të Thaçit i është kundërpërgjigj një deputet i Vetëvendosjes.Fisnik Ismaili, pranon të bëhet një test alkooli, por kërkon që për deputetët të futet edhe një test tjetër, ai i drogës.Ismaili tha se nuk ka fakte se dikush nga anëtarët e Kuvendit apo të qeverisë është përdorues i drogës, por dyshon se ka të atillë që e bëjnë këtë gjë.Me deputetin e Vetëvendosjes, nuk u pajtua as përfaqësuesja e LDK-së Besa Gaxherri.Ajo tha se opozita po tenton të fsheh përdorimin e alkoolit në kuvend.