Tërmeti në Afganistan e Pakistan, mbi 360 të vdekur e 2000 të plagosur

Ka shkuar në 360 numri i viktimave nga tërmeti i së hënës në Afganistan dhe në Pakistan, ndërsa numri i të plagosurve i ka kaluar 2000.Ekipet e shpëtimit kanë zgjeruar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ka goditur zona të largëta të Afganistanit dhe Pakistanit, të hënën.Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat malore, ku efektet e tërmetit janë ende të paqarta.Qeveria është duke punuar për të ofruar ndihmë për të prekurit. Një zyrtar nga provinca Badakhshan  tha për Associated Press se ekipet e shpëtimit nuk do të jenë në gjendje për të arritur në zonat e prekura malore deri të martën vonë.Në Indi, dëmet e tërmetit kanë qënë të papërfillshme, teksa popullsia ka dalë menjëherë në rrugët e qyteteve gjatë lëkundjeve. Kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi, gjatë një interviste theksoi se qeveria e tij do të japë ndihmën e saj në rast se Afganistani dhe Pakistani do t'a kërkojë një gjë të tillë.Tërmeti, me fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka pasur epiqendrën në rajonin Hindu Kush të Afganistanit dhe është cilësuar si më i rëndi në këtë rajon në disa dekada. _86341689_2f2a9e80-c608-4eed-b65b-373a2b75f53f _86341687_a375f022-8cc8-47bf-b2e6-9bf6b6160b8b _86341685_86341671 _86337832_a5337175-9fd2-452b-91db-1eb4aa927872 _86342814_ffc44024-8264-4498-99cd-7171b1e1c130