Trump "sulmon" Klinton: Zgjidhni Hilarin dhe ky vend do të shkojë për dreq
Donald Trup është shfaqur tepër i ashpër në takimin e tij të fundit elektoral, që e zhvilloi në Jacksonville të Floridas.Gjatë ligjëratës së tij, ai ka sulmuar dy prej rivalëve kryesorë. Fillimisht, Trump foli me nota ironike për kandidaten që po garon për të qënë përfaqësuesja e demokratëve, Hilari Klinton."Ç'mendim keni për Hilarin si një negociatore? Si ju duket? Preferoni Hilarin apo Trumpin në negociata? Doni të krijoni një rrëmujë apo një shtet? Doni Probleme? Zgjidhni Hilarin dhe ky vend do të shkojë për dreq."Më tej, Trump u shpreh se nuk do të fliste më për Jeb Bush, pasi ky i fundit nuk gjendet më në krye të sondazheve."Kam komentuar shpesh për Jeb Bush, por kjo ndodhi kur ai kryesonte sondazhet. Tashmë është e qartë që ai nuk mund të konkurojë më me mua, ndaj edhe unë nuk do të flas shumë për të", përfundoi miliarderi.Trump është kritikuar shumë gjatë kësaj fushtate për gjuhën e përdorur me rivalët e tij.Pavarësisht kësaj, ai kryeson sondazhet për të qënë garuesi i republikanëve në zgjedhjet presidenciale.