Flasin prindërit e Gjergj Gjonit: S'do hakmerremi por drejtësia të vihet në vend

Mark Gjoni dhe Marie kërkojnë drejtësi. “Nëse djali ynë gaboi, më shumë gaboi ai që e vrau. Duam drejtësi. Një drejtësi të vërtetë”.Përmes avokatit të tyre Francesco Mongiu gazeta italiane "La Reppublica" kontaktoi me prindërit e 22 vjeçarit shqiptar Gjergj Gjoni i cili u vra nga pensionisti Italian Francesco Sicignano. Ky i fundit pretendon se kishte qëlluar në drejtim të të riut pasi kishte hyrë për t’I grabitur banesën e tij së bashku me dy të tjerë.Mark Gjoni dhe bashkëshortja e saj Marie 48 vjeçe banojnë në Gojan, të Kurbinit, janë prindër të 6 fëmijëve dhe Gjergji ishte fëmija i tretë. Kishin një vit e gjysmë pa e parë djalin e tyre. Në 2013 ishte riatdhesuar pas dëbimit nga shteti Italian pasi ishte akuzuar dhe për vjedhje të tjera.Por Gjergji ishte rikthyer sërish në Itali pasi në zonën ku ai banonte nuk kishte punë.“Duam vetëm dy gjëra. Drejtësi dhe të përqafojmë djalin tonë, Besojmë tek drejtësia italiane. Jemi të bindur se gjyqtarët dhe prokurorët do të dinë të na thonë të vërtetët mbi atë çfarë ka ndodhur. Nuk hakmerremi ndaj Franceso Sicignanosi por nëse ka gabuar duhet të paguajë”Prindërit tregojnë si e kishin mësuar ngjarjen“Në fillim na thanë se ishte vrarë gabimisht nga një polic, më pas na treguan të vërtetën. Që Gjergji kishte hyrë në atë shtëpi, dhe një burrë e kishte vrarë për tu mbrojtur duke e qëlluar në zemër dhe djali kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Presim të kuptojmë nëse ka ndodhur vërtetë kështu siç thotë pronari I shtëpisë”Debati ne Itali Në një intervistë për “Domenica Live” Franceso Sicignanosi deklaroi dje se e kishte kryer krimin për vetëmbrojtje. ““Nuk duhej të hynte në shtëpinë e tjetrit në orën 01:00 të natës. Për mua do të ishte më mirë që të kishte mbijetuar” .Aktualisht në Itali vijon debate nëse duhen mbajtur armët në shtëpi dhe nëse duhet ndëshkuar vrasja për vetëmbrojtje./Oranews.tv/