Tërmet 7.5 ballë, tronditet Afganistani, Pakistani dhe India, mbi 200 viktima

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi verilindjen e Afganistanit dhe Pakistanit.Me magnitudë 7.5  ballë, lëkundjet janë ndjerë dhe në veri të Indisë dhe Taxhikistanit.12 prej viktimave ishin nxënësit e një shkolle, të cilët humbën jetën gjatë kaosit të shkaktuar në përpjekje për të dalë jashtë ambjenteve të godinës.Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishin malet Hindu në rajonin Kush, 76 km nga Fajzabadi.Mijëra njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre, teksa linjat telefonike dhe energjia elektrike janë ndërprerë në pjesën më të madhe të zonave të prekura.Në Pakistan, ushtria tha se 150 persona kanë humbur jetën, shumica prej tyre në rajonin Malakand, kurse pjesa tjetër në Pakistan.Kryeministri i Pakistanit, Naëaz Sharif, ka ndërprerë një vizitë pune jashtë vendit për shkak të tragjedisë, ndërsa homologu i tij në Afganistan, Abdullah Abdullah, u kërkoi ekipeve të emergjencës të qëndrojnë në gadishmëri maksimale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.Me lëkundje më të dobëta tërmeti goditi edhe Indinë. Qindra persona janë evakuuar nga kryeqyteti Deli, teksa shkolla dhe institucione kanë mbyllur dyert dhe metrotë nuk kanë funksionuar përkohësisht.Kryeministri Indian, Narendra Modi, shkroi në twitter se ka kërkuar vlerësim urgjent të dëmeve, duke premtuar gjithashtu ndihmë edhe për Afganistanin dhe Pakistanin nëse kanë nevojë.Goditjet e tërmetit janë të zakonshme në këtë pjesë të rajonit, ku në vitin 2005 një tërmet me magnitudë 7.6 në Pakistan la më shumë se 75.000 të vdekur.Në prill të këtij viti Nepali përjetoi tërmetin më të keq me 9000 viktima.3 2 1 afganistan safganistan CSPDkI0WcAAGJsu termetii pakistan