Dermatologët : Make Up-i për Halloween shkakton kancer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2015, 20:56
Të përdorësh make-up në festën e Halloween-it mund të jetë diçka zbavitëse për të gjithë ne por pas bojës së frikshme fshihen shumë dëme që i shkaktohen fytyrës.Dermatologia Macrene Alexiades- Armenakas , pedagoge në Universitetin Yale ka zbuluar se makeupi me bojëra shkakton shpërthime aknesh,alergji dhe sëmundje vdekjeprurëse në lëkurën tonë.Ajo shprehet për Daily Mail se kimikatet e gjetura në shumë produkte që përdoren për Halloween lidhen drejtëpërsërdrejti me kancerin në lekurë dhe atë në gji.“Për shkak se ato janë e një cilësie të ulët kanë një përqindje të lartë konservatësh dhe kimikatesh si paraben që janë kanceroze,”- shpjegon Alexiades-Armankas. /Oranews.tv/