Doni të humbni në peshë? Blini pjata më të vogla

Nëse e shihni se jeni duke shtuar në peshë, provoni të blini një set të ri pjatash.Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixh , kur hani në një pjatë më të vogël merrni më pak kalori.Ata shprehen se njerëzit konsumojnë më shumë ushqim nëse i shërbehet ne një racion të madh dhe e kundërta.Duke u bazuar në studimin e akademikëve nëse ndryshoni madhësinë e pjatës tuaj do të merrni 159 kalori më pak në ditë.Kjo vlen gjithashtu edhe për ushqimet dhe pijet që blejmë në supermarket apo konsumojmë diku tjetër.Kur ato kanë një paketim të vogël, kaloritë e marra zvogëlohen deri në 16% pavarësisht përmbajtjes së tyre. /Oranews.tv/