Komplikacione pas lindjes, Spitali Amerikan i shpëton jetën nënës së re
Spitali amerikan shënon një tjetër sukses në shpëtimin e jetëve njërëzore….Pacientja Arjola Isufi është vetëm 22 vjece dhe përpara 2 ditësh është paraqitur në ambientet e Spitalit Amerikan me komplikacione pas lindjes së fëmijës së saj në qytetin e Vlorës.Avni Koçi, Shef reanimacioni, Spitali Ameriakn II: Erdhi në gjendje tepër të rëndë me bllokim të veshkave, me bllokim të aparatit të sistemit të frymemarrjes. U detyruam të ishte e intubuar për 12 ditë. Gjatë kësaj kohë ka bërë disa seanca dialize.Shefi i reanimacionit i cili ka asistuar 22 vjecaren shprehet se gjëndja e saj sot është shumë e mirë dhe kjo falë ndërhyrjes së menjehërshme të specialistëve të spitalit:Avni Koçi, Shef reanimacioni, Spitali Amerikan II: Është bërë një trajtim intensive, sot ajo është mirë me të gjitha parametrat normal.Vetë pacientja e pohon këtë: "Tani ndihem shumë më mirë. Falenderoj Spitalin Amerikan që më ndihmoi që të bëhesha shumë mirë"Pacientja 22 vjecare i bën apel të gjitha nënave të reja që ti drejtohen specialistëve të Spitalit Amerikan nëse nuk duan të kenë komplikacione./Oranews.tv/