10 këshilla për trajtimin e lëkurës kur digjeni nga dielli
Duhen vetëm 20 minuta për tu djegur nga dielli dhe 6 orë që të shfaqet në lëkurën tuaj prandaj është mjaft e lehtë të digjesh pa e kuptuar.Ekspertët japin disa këshilla se si ta kuroni lëkurën kur digjeni nga dielli :1-Pini shumë ujëJo alkol por ujë.Sipas Prof. Stanley Bleehen kur digjeni në lëkurë qelizat e lëkurës tuaj rrezikohen nga plakja e parakohshme dhe kanceri i lëkurës, prandaj është e rëndësishme të pini shumë ujë.2.Shmangni yndyrnatDermatologu anglez Anjali Mahto thotë se duhet të shmangim produktet që kanë në përmbajtjen e tyre vaj ose yndyrna pasi e rrisnin më shumë nxehtësinë në trup.3-Mos përdorni kremra që i keni blerë para shumë kohëshShpesh herë na ndodh që në raste emergjente të përdorim kremra që kemi kohë pa i përdorur. Megjithëse përmbajnë konservante, të gjithë produktet e kozmetikës kanë baktere duke përfshirë edhe ato që janë për djegiet nga dielli . Bakteret në lëkurën e dëmtuar rrisnin mundësitë për infeksion në lëkurë.4-Provoni xhel dhëmbëshStudimet tregojnë se xheli që përdorim për të qetësuar dhimbjet nga dhëmbët, është shumë efektiv për të ndaluar dhimbjen nga djegia e lëkurës.5-Pini aspirinëNëse nuk vuani nga problemet me stomakun është e këshillueshme të pini aspirinë ose ibuprofen pasi pakëson skuqjen në lëkurë .Rekomandohet ti pini brenda 48 orëve.6-Hani shumë domatePërbërësit bio që kanë domatet ndihmojnë në riparimin e lëkurës madje e mbrojnë ate edhe nga plakja.7- Fërkoni lëkurën me verë të kuqeSipas gazetës “Nature” studiesit thonë se vera e kuqe ka antioksidant që ndihmojnë për shërimin e djegies në lëkurë.8- Pini çaj jeshilÇaji jeshil mbron lëkurën nga rrezet e rrezikshme të diellit por edhe e qetëson lëkurën kur keni një djegie të shkallës së parë.9- Blini në krem kundër rrudhaveKremrat që janë kundër rrudhave ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës por edhe për djegien nga dielli.10-Nëse gjendja përkeqësohet drejtohuni të mjekëtNëse djegia në lëkurë bëhet shumë e dhimbshme atëherë ka shumë mundësi që keni një djegie të shkallës së dytë prandaj duhet të drejtoheni menjëherë të mjeku.