Përdorimi i ulët i kontraceptivëve, 40% e shtatzënive janë të paplanifikuara

Përdorimi i ulët i metodave kontraceptive bënë që 40%  e shtatzënive të jenë të paplanifIkuara dhe si rezultat i kësaj  mbi 20% e grave shohin si zgjidhje abortin. Situata shihet më problematike në zonat rurale dhe për këtë ekspertët e shëndetit kërkojnë më shumë sensibilizim, riorganizim strukturash dhe fonde për të rritur sensibilzimin.Genta Qirako: Ka nevojë ndoshta për riorganizim të strukturave të promocionit shëndetësor në rrethe dhe sidomos financim dhe buxhetim i saktë i aktiviteteve që lidhen me edukimin e promocionit shëndetësor vecanërisht në fushën e planifikimit familjar.Edhe pse në cdo farmaci gjen një gamë të gjerë të metodave kontraceptivëve pa kosto të lartë, vetëm 13% e popullatëës mbron veten duke i përdorur ato. Qeveria Shqiptare siguron 100% mbulesën kontraceptive me fondet e veta për sektorin publik.Ilir Beqaj: Përqindja e përdorimit të metodave moderne të kontracepsionit mbetet ende e ulët. Vendimi për të patur fëmijë është një e drejtë bazë njerëzore. Me shëndet e  kontroll më të mirë mbi jetën e tyre ato mund të kenë mundësi për edukim, punësim dhe pjesëmarrje active në shoqëri.Mos përdorimi i metodave kontracpetive është shkak i numrit të lartë të aborteve dhe 25 llojeve te  infeksioneve seksualisht të transmetueshme nga ato të thjeshtat deri tek ato vdekjeprurëse./Oranews.tv/