Mos numëroni kaloritë kur mbani dietë, rrezikoni obezitetin

Të numërosh kaloritë sjell më shumë dëme se sa përfitime, paralajmërojnë ekspertët.Kardiologët veçanërisht thonë se ne duhet të fokusohemi më shumë në përmbajten e ushqimeve që konsumojmë dhe jo në sasinë e tyre.Gjithashtu ekspertët janë shprehur për gazetën Open Heart BMJ se këshillat për të humbur kalori në fakt shtojnë më shumë mundësitë për tu prekur nga obeziteti .Shërbimi shëndetësor në Angli i sugjeron femrat të mos konsumojnë më shumë se 2000 kalori në ditë dhe burrat jo më shumë se 2,500 kalori.Por kardiologu Aseem Malhotra i spitalit Frimley Park tha se këto kufizime në fakt i shtyjnë njerëzit të konsumojnë më shumë ushqime të pashëndetshme dhe yndyrna të ngopura që ndryshe konsiderohen si yndyrna të këqija.Sipas studimeve më të fundit ata që konsumojnë më shumë yndyrna të ngropura që i gjejmë te gjalpi apo salami janë më të rrezikuar të vdesin më shpejt.Për shëmbull një kos me pak yndyrë përmban më pak kalori se sa një kos me yndyrë në nivel normal por ka më shumë sheqer, shkaktar për sëmundjet në zemër ,diabetin dhe obezitetin.“Prindërit dhe gjyshërit tanë nuk i numëronin kaloritë dhe nuk ekzistonte obeziteti”- është shprehur doktor Louis Levy i Shëndetit Publik në Angli.“Ne duhet të ndjekim një dietë mesdhetare duke ngrënë më shumë fruta, perime, peshk ,fibra dhe të pakësojmë konsumimin e sheqerit, kripes si dhe yndyrnave të ngopura.”- ka vazhduar ai. /Oranews.tv/