Spitali i Traumës, Ministri Beqaj: Vendimi për varësinë nuk ndryshon

Ministri i Shëndetesise ishte per nje vizite ne Spitalin e Tramues per te inspektuar punimet per godinetn e re te shërbimit te urgjences, nga ku preku dhe ceshtjen e debatuar kohet e fundit urdherin e kryeministrit per te ndryshuar serish varesine e spitalit nga Ministria e Shendetesise ne ate te Mbrojtjes. Megjithe kundershtimet e aleatit kryesor ne qeverisje, opozites dhe nje pjese te komunitetit te mjekeve ministri nuk dha asnje shenje se vendimi mund te ndryshoje.Ilir Beqaj: Mendoj se përkëdo qytetar ose pacient pak rëndësi ka nga kush është varësia administrative e spitalit. Qytetarët shqiptarë do të kenë gjithmonë e më shumë një qendër kombëtare trauma që i shërben atyre. Dua të garantoj mjekët dhe infermierët se Ministria e Shëndetësisë do të ketë një rol primar në drejtimin e përditshëm të veprimeve që kryen spitali.Qeveria ka financuar me 85 milion leke  krijimin e shërbimit kombëtar te urgjencës dhe  Godina e re po ndërtohet pranë Spitalit Ushtarak. Punimet priten te perfundojne brenda dy viteve të ardhshme