Si të humbisni 5% të peshës tuaj për 10 ditë

Të humbësh në peshë në pak ditë është ëndrra e çdo femre.Por trajneri Nicholas Polo shprehet për "Healthista" se kjo është diçka që realizohet duke ndjekur disa nga këshillat e tij :1-Pini çaj Ginseng ose çaj jeshilNëse do të hidhnit një sy në dietat e sportistëve do të vinit në re se në asnjërën prej tyre nuk mungon çaji jeshil . Përveç tij , është çaji korean Ginseng ai që ka një rol kryesor në ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak .2-Bëni ushtrime intensivePërderisa do të bëni ushtrime fizike për 10 ditë ato duhet të jenë intensive por limitojini  deri në 20 minuta.3- Ngrini pesha të rëndaTë ngrini pasha të rënda është një nga mënyrat më të mira për të përforcuar humbjen në peshë në një kohë të shkurtër.4- Konsumoni ushqime pa sheqerTrupi ynë përmban karbohidrate, yndyrna dhe proteina që përdoren si burim energjie përgjatë ditës prandaj nuk duhet ta teproni me ushqimet që kanë  nivel të lartë sheqeri.Rekomandohet vezë me proshutë në mëngjes, salmon ,karkaleca deti me avokado në drekë dhe biftek me sallatë jeshile në darkë.5- Thuaj “Jo” AlkolitMë shumë se 2 pije me alkol  ngadalësojnë metabolismin e organizmit për 3 ditë. Kështu që nga 10 ditë të humbjes suaj në peshë nuk do të ishte e këshillueshme të neglizhonit 3 prej tyre.6- Bëni foto para dhe prapa humbjes në peshëTë shohësh rezultatet ditë pas dite është tëpër motivuese që ju të vazhdoni me rutinën tuaj prandaj Polo sugjeron të bëni foto para dietës dhe pas saj.7- Pini shumë ujëBlini një shishe të madhe me ujë. Në këtë mënyrë nuk do të shqetësoheni se sa gota ujë po pini në ditë.8-Mbani ritminTë humbisni 5% të peshës tuaj do të thotë të punoni shumë për ta arritur. Mos bëni përjashtime të tilla si për shëmbull të dilni në darka dhe të konsumoni produkte me shumë kalori. /Oranews.tv/