Grabiti 1.5 mln lekë në zyrën e postës dhe bleu makinë, arrestohet grabitësi
9 ditë pas grabitjes së filialit të Postës Shqiptare, policia e Elbasanit identifikon dhe vë në pranga autorin.I arrestuari është Marcelo Kuqja, 40 vjeç nga fshati Marinëz. Kapja e tij u bë gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar " I vetmuari", pas një pune intensive hetimore të kryet nga Specialistët e Hetimit te Krimeve te komisariatit të policisë Elbasan.Nga hetimet e policisë rezulton se “Marcelo Kuqja, i vetëm, i maskuar nëpërmjet kërcimimit me një send si ato të armëve të zjarrit automatikë ka arritur të grabisë në zyrën e postës shqiptare, duke marrë një shumë lekësh rreth 1.500.000 lekë duke u larguar në këmbë në lagjet e qytetit dhe më pas jashtë qytetit”.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia këtij shtetasi iu sekuestrua një automjet tip Benz “C class” me targa AA 874 MJ,që sapo e kishte blerë në shumën 4 mijë euro.Po kështu, në banesat e tij në fshatin Marinëz por edhe në lagjen 11 Nëntori janë gjetur dhe sekuestruar çanta që ka shërbyer për transportin e parave, rrobat e përdorura, doreza plastike dhe një kapele sportive.Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.[caption id="attachment_603769" align="alignnone" width="640"]
Marcelo Kuqja teksa largohet me lekët e grabitura në çantë[/caption][caption id="attachment_603766" align="alignnone" width="640"]
Mjeti Benz, që autori e kishte blerë pas grabitjes së parave[/caption][caption id="attachment_603767" align="alignnone" width="640"]
Dorezat plastike që iu gjetën në banesë[/caption][caption id="attachment_603768" align="alignnone" width="640"]
Çanta sportive që transportoi paratë e grabitura[/caption]