Drithërima në Eurozonë

Komisioni Evropian ka paralajmëruar rrezikun e  një destabilizimi të  eurozonë  pas problemeve  ekonomike në Francë, Itali dhe Spanjë,e ndërsa  Sllovenia është viktima e radhës e efektit domino.KE  foli dje për pabarazitë ekonomike në 13 vendet e BE-së, ndërsa për Spanjën dhe Slloveninë tha se mund të përballen me gjoba nëse ata nuk  respektojnë masat e kursimit.Sistemi i paralajmërimit të hershëm u ngrit pas problemeve në Greqi, Irlanda dhe Portugalia që  shkaktuan  krizën e borxhit në eurozonës.Ekspertët thonë se ndërsa Spanja dhe sllovenia perrballen me probleme të shumta, si papunësia e lartë, tkurja ekonoike,  jo stabilitet  në  sistemin bankar, por ajo që sipas tyre është më e frishme janë shenjat e cekulibrit të Francës dhe Italisë.Ata thonë se  nëse këto probleme  përkeqësohen  kjo tregon se  asnjë ekonomi në BE, përveç ekonomise  gjermane nuk është imune nga ndikimi i krizës së borxhit dhe që do të sillte një shkatërrim të eurozonës."Është e nevojshme për ne për të reduktuar efektet e rrezikut negativ  në funksionimin e ekonomisë franceze dhe të eurozonës në tërësi," tha Komisioneri i Çështjeve ekonomike, Olli Rehn. Për  ekspertët suksesi  ekonomisë franceze është i rëndësishëm për besimin e eurozonës  pasi në aspektin e madhësisë dhe pozitës së saj ekonomike Franca  një anëtar shumë i rëndësishëm i eurozonës.