Kina, kërkime për zbulimin e vaksinës për gripin e shpendëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2013, 08:08
Kina ka nisur të punoj në zhvillimin e një vaksine kundër llojit të ri gripit të shpendëve H7N9, nga i cili kanë vdekur nëntë persona që nga marsi, theksojnë mediat lokale.Puna kërkimore pritet të nisë deri në fund të javës, ndërsa pritet që vaksina të dalë brenda shtatë muajve, thekson agjencia e lajmeve Xinhua.Gripi i shpendëve ka një normë relativisht të lartë të vdekshmërisë, për afro 30 për qind në 33 raste të raportuara deri më tani, dhe që të gjitha në rajonin e Shangajit.Autoritetet kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë hedh poshtë dyshimet për shpërthimin e një epidemie, duke thënë se nuk ka asnjë provë se virusi po transmetohet nga njeriu në njeri.