Nis takimi dyditor i ministrave të jashtëm të vendeve të grupit G-8

Kriza koreane dhe siriane kanë qenë në qëndër të axhendës së ministrave të jashtëm, nga grupi i kombeve të G8, të cilët janë takuar gjatë ditës së Enjte në kryeqytetin britanik Londër. Ministrat e jashtëm të vendeve të grupit G-8, të shtatë vendeve më të fuqishme industriale dhe Rusia, kanë nisur një takim dyditor ku sipas korrespondentëve, Japonia, e pranishme në bisedime, do të kërkojë lëshimin e një deklarate të fortë solidariteti për këtë çështje shqetësuese, pasi Korea e Veriut ka kërcënuar ushtarakisht Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat amerikane në rajon. Ndërsa Ministrat e jashtëm në këtë takim kanë dënuar me termat më të forta të mundshme armët bërthamore të Koresë së Veriut dhe programet e raketave balistike.Ministrat janë duke diskutuar gjithashtu edhe për krizën siriane, programin bërthamor të Iranit dhe për ti dhënë fund dhunës seksuale në këto konflikte.Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, pas takimit tha se Britania është e gatshme dhe do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve politike ndaj këtyre problemeve. Hague u shreh, ndërkohë, se "prioriteti personal" i tij për takimin e G8 është marrëveshja e re për të ndaluar dhunën seksuale në konflikte. Pasi Burma, Somalia dhe siguria kibernetike ndër temat që do të diskutohen në këtë takim dyditor.Ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Londër, gjatë së Mërkurës tha se "Nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara në lidhje me Korenë e Veriut".Në grupin e G8 përfshihen  Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Rusia.Ndryshe nga samitet e kaluara të G8,  në këtë merrë pjesë e ftuar personalisht nga ministri i Jashtëm britanik William Hague dhe aktorja e hollywoodit, Angelina Joli. Aktorja e mirënjohur për bamirrësit është e fokusuar kryesisht tek ndihma e popujve të varfër të botës dhe tek refugjatët që po arratisen nga vendet ku dominojnë konfliktet luftarake. Në fillim të muajit mars Jolie vizitoi personalisht kampet e refugjatëve sirianë të ngritura në Turqi, ndërsa më vonë shkoi në anën tjetër të botës për të vizituar refugjatët në Ekuador.  Gjithashtu, ajo është e dërguara e posaçme e OKB-së për çështjet në fjalë dhe disa herë ka bërë donacione për popullsitë në nevojë, kryesisht në Afrikë dhe Azi.