Masakra urbane, si pushtoi betoni qytetet kryesore këto 15 vite

Ali Podrimja ka shkruar vargjun e madh “sikur te shiheshim me vetvehten sy me sy / a do ishim puth a kishim me u pshty”.A nuk vlen kjo thënie për disa që ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë, por dhe për një shoqëri në errësirë apo dilemë? Le të shohim këto foto simbolike me diference 2002-2015!Deshëm të ndërtonim demokracinë, dhe cfarë bëmë: – ndërtuam betone, dhe nga betoni imponuam politikën.A nuk janë liderit kryesorë politikë (që kemi aktualisht) produkte të politikës së betonit?Shikoni Tiranën që ata qëverisën gjatë 15 viteve të fundit dhe ajo është dëshmi e saj.Shikoni Vlorën, Durrësin dhe Sarandën, Shëngjinin dhe Velipojën, Pogradecin dhe Golemin?Beton, beton, beton.Dhe 21 prej tyre janë deputetë në parlament apo vendimmarres ne poste me rendesi!Jo për faj të tyre, por për fajin tonë!Sepse pasi na morën ëndrrat për demokraci, pasi na morën lulishe, pemë, hapësira e gjelbërimin, ajrin dhe shansin e jetesës normale, na morën edhe votat, edhe të drejtën e përfaqësimit.Tani nuk i ndryshojmë dot më sepse janë së bashku, aty ku nuk duhet, tek vendi nga duhej të vinin ndryshimet!Tani eshte koha, sic mallkonte Musine Kokalari, ku nje kg llaç ka më shumë vlerë se 1 kg tru!Kohe per betonin jo per librat!Shikoni këto pamje dhe mos harroni sa fyese dhe qesharake na duken deklaratat dje e ato sot se përmes projekteve të reja të betonit do fitojmë më shumë hapësira të gjelbërta!Vendi i bunkierëve vetëm në bunkier di të jetojë.Këto foto janë një shenjë e dëshmisë për këtë, dëshmi për atë që ndodhi dje dhe që vijon të ndodhë edhe sot. Konsensualisht. Publikisht. Vazhdimisht. Fatkeqësisht.12109105_10207967646006922_5478527838248716244_n 12108779_10207967646206927_3340265269033825437_n 12115526_10207967646486934_1103716114153441150_n 12105971_10207967646726940_6221381850301320514_n 12115493_10207967647006947_938502230755002073_n 10014579_10207967647206952_1247672728990222358_n beton