Mandati i Frrokut , Opozita pranon se ka patur debat brenda saj
Mandati i deputetit Mark Frroku ka shkaktuar debate në parlament mes maxhorancës dhe opozitës.Deputeti i opozitës Arben Ristani me një qëndrim të ndryshëm nga ai që mbajti në Këshilin e Mandateve kërkoi që Kuvendi të votojë për heqjen e mandatit të deputetit kristiandemokrat dhe jo kërkesën e Këshillit për ta dërguar çështjen në Gjykatë Kushteuese për interpretim , qëndrim që u përforcua edhe nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Arben Ristani :“Çështja mund të shkojë dhe në gjykatën kushtetuese por pasi ky parlament të bëjë interpretimin e tij origjinal, të tregojë vullnetin e tij për dekriminalizmin pra pasi të vendosim këtu mundësisht unaninimisht së bashku mbarimin e mandatit të z.Frroku.Çdo qëndrim tjetër rikonfirmon se kjo mazhorancë krimin e ka marrë nën sqetull.”Jozefina Topalli : “Sot në këtë rend të ditës nuk mund të hidhet me votim ai propozimi i ardhur nga këshilli i rregullores sepse është tërësisht i pabazuar.Sot në votim do hidhet heqja e mandatit të deputetit Mark frroku si rezultat i asaj që thotë Kushtetuta që mbas 6 muajsh mungesë në kuvend mandati ikën.”Më pas fjalën e mori kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci, i cili tha se debati brenda PD për këtë çështje ia bënte më të lehtë qëndrimin e tij.Gramoz Ruçi : “Kësaj radhe e kam shumë të lehtë . Vaji me det me këtë opozitë.Më fal z.Ristani por nga je ti e nga jam unë. Qeni i rrahur që këlysh nuk bëhet dot qen stani.Të kam vendosur të bëhesh qen stani jo këlysh.”Në replikën e tij Ristani pranoi debatin brenda PD, ndërsa batutës me qen të Rucit iu përgjigj me të njëjtën monedhë:Arben Ristani :“Unë kam punuar dhe jetuar me zotri njërëz. Nuk kam qënë ndonjëherë në botën e qenve. Kam mësuar dhe një gjë tjetër që jo çdo qeni që të del përpara duhet t’i biesh me gurë sepse humb kohën.Vazhdojmë diskutimin siç e kishim dhe mos merremi me qentë.”Edhe pse Opozita këmbënguli që në seancë të votohej heqja e mandatit Kreu i Kuvendit tha se rasti është i paprecedent, ndaj i duhet kaluar gjykatës supremeIlir Meta : “ Nuk kemi të bëjmë thjesht me rastin e deputetit në fjalë por kemi të bëjmë me zgjidhjen kushtetuese të këtij rasti që mos të shërbejë si precedent në të ardhmen edhe për raste të tjera.”Me 74 vota pro votoi vendimin e këshillit të mandateve që cështja për heqjen apo jo të mandatit të deputetit Mark Frroku ti kalojë për interpretim gjykatës Kushtetuese. Frroku mungon prej 6 muajsh në Kuvend për shkak se ndodhet në paraburgim I akuzuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999./Oranews.tv/