Komediani Eddie Murphy vlerësohet me çmimin “Mark Twain”
Komediani Eddie Murphy, i njohur për filmat e tij të famshëm “Beverly Hills Cop", "Trading Places", and "Coming to America" është vlerësuar me çmimin “Mark Twain” për humorin amerikan, gjatë një ceremonie që u mbajt në qendrën “Kennedy” në Washington.Përpara nisjes së ceremonisë, aktori u shpreh me shaka se edhe projektet e tij më pak të njohura kanë kontribut në këtë sukses.“Ky është një vlerësim për të gjithë punën që kam bërë në vite, këtu përfshihen edhe filmat që nuk kanë qenë të suksesshëm. Madje edhe Pluto Nash.”Mes të ftuarve, në ceremoninë e vlerësimit të komedianit ishin edhe aktorët Chris Rock dhe Tracy Morgan.“Të thuash që Eddie Murphy është një komedian i madh me ngjyrë, është si të thuash që Michael Jordan është një baskebollist i madh me ngjyrë? Eddie Murphy është për komedianët siç është Nicki Minaj pwr linjwn e tw bredshmeve Spanx." , tha Chris Rock.Ndërsa komediani Tracy Morgan u shpreh: “Është diçka shumë e bukur! Faleminderit! Jam i nderuar që ndodhem këtu në qendrën “Kennedy”, ku vlerësohet heroi im komik Eddie Murphy. Është e qartë se përse producentët më kanë ftuar në këtë ceremony. Ata e dinë që unë e dua Eddie Murphy dhe që kam shumë ndjekës në PBS”.Me çmimin “Mark Twain”, para komedianit Murphy janë vlerësuar Richard Pryor, Whoopi Goldberg, Tina Fey dhe Will Ferrell. Ceremonia do të trasmetohet më 23 nëntor në PBS